Qendra Kulturore Islame Shqiptare Sh.R.                                   Islamisch Albanisches Kulturzentrum e.V.- IAKZ

   Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botave, paqja dhe mëshira qofshin mbi Muhammedin a.s, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij. 

   IAKZ është organizatë Islame e cila kryesisht angazhohet për t’ua krijuar kushtet e nevjoshme besimtarëve muslimanë në realizimin e detyrave të tyre fetare dhe kultivimin e vlerave të tyre kombëtare. IAKZ është qendër humanitaro-fetare e cila nuk i takon asnjë partie politike e nuk indentifikohet me ndonjë ideologji ekzistuese. IAKZ është organizatë e regjistruar me seli në Objektin e Xhamis në Mindener Straße 109 në Düsseldorfer. E themeluar në vitin 1992 nga bashkatdhetarët tonë. Numëron diku rreth 400 anëtarë, dhe çdo vit rritet dukshëm numri i anëtarëve të ri.
   IAKZ si të punësuar permanent e ka Imamin e saj Mensur ef. Halili, i cili është teolog i kualifikuar me shkollim te lartë. Poashtu Imami jonë Mensur ef. Halili është edhe kryetar i Unionit të bashkësive islame shqiptare në Gjermani (www.uiazd.de) i cili u zgjodh me 25.09.2023 për të dytën herë radhazi, nga të gjithë përfaqsuesit e Xhamive në Gjermani.

   IAKZ posedon një model udhëheqjeje i cili është një sintezë e udhëheqjes demokratike dhe asaj Islame. Do të thotë, udhëheqja dhe zgjedhja e kryesisë bëhet në suaza demokratike dhe në pajtim me përcaktimet fetare. Udhëheqësisë i prinë Kryetari, ndërsa pos tij në udhëheqje marrin pjesë edhe së paku 6 antarë tjerë, nga mesi i të cilëve zgjidhen arkëtari dhe sekretari..Karakteristikat e themelimit dhe egzistimit të kësaj shoqate janë:

-Krijimi i kushteve themelore për zbatimin e kërkesave Islame.

-Bashkimi i të gjithë muslimanëve shqiptarë nën një institucion, në mënyrë që me fuqi të bashkuara të mbijetojmë sa më mirë. 

-Ngritja e vetëdijes Islame tek femrat, duke ua mësuar parimet e mirëfillta Islame për ruajtjen e nderit dhe kultivimit të një morali të lartë si dhe afirmimi i tyre në aktivitete të ndryshme brenda IAKZ.

-Sigurimi i ndihmës konkrete për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar. 
-Edukimi i brezave të ri në frymën Islame.

 

Aktivitetet vjetore ne xhaminë tonë:

  • Falja e namazeve ditore ( 5 kohët)
  • Falja e namazit të xhumasë
  • Falja e namazit te teravisë
  • Falja e namazeve te bajramit 
  • Ligjërata e imamit çdo të Dielle mbas namazi të drekës
  • Mësim besimi islam për fëmijët prej 6-14 vjet çdo  të Dielle  para namazit drekës
  • Mësim besimi islam për fëmijë prej 15-25 vjet çdo të Dielle mbas namazit te drekës
  • Mësimi i leximit te Kuranit për motrat muslimane takimet caktohen nga grupi
  • Mësimi i leximit të Kuranit për vllezërit musliman takimet caktohen nga grupi
  • Dua, Takime me nxënësit e klasës parë për fillimin e vitit shkollor 
  • Dita e deyrve të hapura ne xhamin tonë 
  • Dita e flamurit 28.Nëntori 1912
  • Dita e Pavarsis së Kosovës 17.2.2008
  • Organizimi i tribunave fetare nga Hoxha jonë dhe hoxhallar nga vendlindja
  • Organizimi i tribunave fetare për motrat tona muslimane
  • Falja e teravis nga studentët ( Mualim)
  • Iftari i përbashkët në xhami për femrat
  • Iftari i përbashkët në xhami për meshkuj  
  • Takime me institucione të ndryshme në gjermani (ministri, kryetar komunash, komisar te policisë,etj.)
  • Takime me përfaqsues të komunitetit musliman të kombësive  të ndryshëm